Rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike/ Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama

17/12/2025 09:15

Kryeministri Rama do të marrë pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, cili do të zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Rama do të pritet në Europa Building së bashku me kryesuesit e tjerë të delegacioneve.

“Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, BE-ja do të riafirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe përparimin e arritur në procesin e zgjerimit, të reflektuar në raportin më të fundit të Komisionit.

Në fund të samitit do të publikohet deklarata e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB