Emrat/ Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy anëtarët e bandës, në kërkim një tjetër
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona për shitje të lëndëve narkotike kryesisht tek moshat e reja.
Mbi ta rëndon vepra penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës.
Tre nga personat e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u provuan se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike kur janë ndaluar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Sarandë, dërgon në gjyq 16 të pandehurit:
J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
P.B, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;
F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;
E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;
V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;
Top Channel