Kërkesa e Këshilli Bashkiak për pjesëmarrjen e Veliajt në diskutimet për buxhetin, Teliti për TCH: Këshilltarët e opozitës nuk janë në dijeni të kësaj iniciative

17/12/2025 12:58

Dorjan Teliti ka reaguar për Top Channel në lidhje me kërkesën e Këshillit Bashkiak për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në diskutimet për Buxhetin 2026.

Ai tha se këshilltarët e opozitës nuk janë në dijeni të kësaj iniciative dhe se nuk janë pyetur fare rreth kësaj çështjeje.

“Këshilltarët e opozitës nuk janë në dijeni të kësaj iniciative jo të Këshillit Bashkiak por të këshilltarëve të mazhorancës të Këshillit Bashkiak, të cilët kanë uzurpuar jo thjesht vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak, por tani edhe vulën e vet Këshillit Bashkiak duke folur në emër të Këshillit ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës nuk janë konsultuar, nuk janë pyetur nuk janë bërë pjesë e kësaj praktike kështu që është thjesht një mashtrim nga ana e mazhorancës socialiste të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të kërkuar atë që shkarkuan disa muaj më parë, atë që e nxorën nga dera për ta futur tashme nga dritarja.

Ne nuk jemi pjesë e kësaj kërkese dhe nuk e mbështesim këtë kërkesë, pasi Erion Veliaj për ne është një kapitull i mbyllur dhe e vetmja gjë që duhet të bënin këshilltarët e mazhorancës është qe te mblidheshin në Këshillin Bashkiak dhe ta shkarkonin atë për arsyet reale që duhet te largohet nga drejtimi i Tiranës”, tha Dorjan Teliti për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB