Po luanin në lagje, tre të mitur gjejnë një armë zjarri në Sarandë, pistoleta ishte futur në një çantë dore
17/12/2025 17:50
Një armë zjarri është gjetur afër qendrës së qytetit në Sarandë.
Arma tip pistoletë “TT”, u gjet nga 3 fëmijë të mitur teksa luanin në vendin e quajtur “15 Katëshi” në rrugën “Onhezmi”.
Arma e zjarrit ishte e futur në një çantë dore. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorit që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë.
Top Channel