“Arrëthyesi” vjen në Tiranë, baleti klasik i festave nis nga data 23 dhjetor në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit

17/12/2025 12:35

Baleti klasik i Krishtlindjeve, “Arrëthyesi”, do të pushtojë skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë fundvit, duke nisur nga data 23 dhjetor.

Trupa e baletit, orkestra dhe kori po përgatiten intensivisht për të sjellë një ‘Arrëthyes’ që do të ngrohë zemrat e publikut, do t’i ftojë në botën e tij magjike“, shprehet Arta Haxhiu.

Me muzikën e pakrahasueshme të Çajkovskit historia e Arrëthyesit që shndërrohet në princ dhe beteja e ushtarëve të biskotave ka tërhequr interesin e artdashësve, që për pak ditë kanë blerë mbi 4500 bileta.

Të gjitha netët e shfaqjes ‘Arrëthyesi’ janë tashmë ‘sold out’. Pr më pak se 10 ditë, janë shitur biletat për të gjashta netët e shfaqjes. Ndërkohë, prova gjenerale do të jetë e hapur për publikun në 22 dhjetor, ku do të ketë edhe një konferencë me historianen e artit, Nea Tandini“, shton ajo.

Një botë ëndrrash dhe një udhëtim përrallash, “Arrëthyesi” është shndërruar në traditën e festave në të gjithë botën

I porositur për Baletin Perandorak Rus, shfaqja me dy akte ka pasur premierën në vitin 1892, për t’u ngjitur më pas në skenat më të mëdha në Europë, Amerikë dhe Azi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB