Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet, 50-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 17:40, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, në qytetin e Lezhës, automjeti me drejtues shtetasin V. B., 51 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., 74 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 74-vjeçarja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel