Zhvillimet e fundit, ndryshon programacioni i Top Channel/ Sonte në 21:00 “Top Story” live, ja ku mund ta ndiqni “Goca & Gra”

16/12/2025 19:49

Top Channel njofton ndryshimin e programacionit mbrëmjen e sotme për shkak të zhvillimeve të fundit.

Prime time në transmetim direkt nga ora 21:00 do të ndiqni Top Storyn me një analizë të thellë në lidhje me temën aktuale: SPAK-u kërkon arrestimin e Ballukut.

Top Story këtë të martë do të transmetohet jo vetëm në ekranin e Top Channel, por gjithashtu edhe në kanalin zyrtar të Youtube duke zbërthyer detajet e kërkesës së SPAK, reagimet politike si dhe procedurës që do ndiqet më tej.

Ndërsa programin “Goca dhe Gra” në episodin e  fundit premierë, do mund ta ndiqni prej orës 20:00 në kanalin e YOUTUBE në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB