Vrasja e çiftit të Hollywood-it, reagon vajza e Rob Reiner: Jam e shokuar! Familja ime…

16/12/2025 13:59

Tracy Reiner, vajza e regjisorit Rob Reiner, thotë se ndihet e shkatërruar nga vdekja tragjike e babait të saj dhe të gruas së tij, Michelle.

Çifti u gjet i vrarë të dielën, më 14 dhjetor, në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Sipas raportimeve, ata u gjetën nga vajza e tyre, Romy, ndërsa djali i çiftit, Nick Reiner, është arrestuar dhe po përballet me akuza për vrasje të dyfishtë.

Tracy tregoi për NBC News se ende po përpiqej të kuptonte madhësinë e tragjedisë:

“Vij nga familja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk di çfarë të them. Jam e shokuar.”, ka thënë ajo për NBC World.

Rob Reiner kishte adoptuar Tracy-n pas martesës me Penny Marshall në vitin 1971 dhe marrëdhënia e tyre ishte gjithmonë e ngushtë. Sipas raportimeve, një ditë para vdekjes, Tracy e kishte parë babain në një mbledhje familjare, ndërsa një grindje e ashpër midis Rob dhe Nick kishte ndodhur natën e ngjarjes në një festë Krishtlindjesh të organizuar nga Conan O’Brien.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB