Policja jashtë detyrës shpëton burrin që bie mbi shinat e metrosë së Barcelonës, shihni videon 16/12 19:29
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savona të Italisë, ku një 22-vjeçare humbi jetën në një aksident, teksa po kalonte rrugën.
Mediat vendase bëjnë me dije se ajo u godit nga një kamion, duke e zënë nën rrotat e tij. Përpjekjet e shpëtimit ishin të menjëhershme, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për studenten e re.
22-vjeçarja po kalonte rrugën kur u godit nga kamioni. Rrethanat janë ende nën hetim, por sipas disa dëshmitarëve, vajza ishte duke kaluar në vijat e bardha ndërsa semafori ishte jeshil.
Shoferi pasi e goditi me kamion e mori zvarrë për disa metra, pasi nuk e kuptoi se e kishte përplasur. Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel