Emrat/ Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja kush do ta zëvendësojë. Jep edhe një gradim në Forcën Detare
Një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, një grup anëtarësh kanë kërkuar miratimin e një rregullore të re lidhur me integritetin e figurave të larta në parti.
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha tha se propozimi është firmosur nga 16 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa disa të tjerë nuk kanë mundur të firmosin për shkak se ndodhen jashtë vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se ky është një hap për të “pastruar shtëpinë tonë, PD dhe Shqipërinë nga ideologjia e majtë që ka sjellë shkatërrim në çdo sektor”.
Lisandër Hoxha sqaron se rregullorja synon përjashtimin nga funksionet drejtuese të PD-së të personave që kanë lidhje me Fondacionin Open Society dhe aktivitete të tjera që lidhen me PPP-të dhe tenderat e qeverisë, të cilën e cilëson “më të korruptuarën në Europë”. Ai thekson se kjo është një çështje besimi me elektoratin dhe fton anëtarët e PD-së të mbështesin këtë iniciativë.
“Do të nisë pastrimi i plotë i PD-së dhe Shqipërisë nga kjo ideologji e majtë që ka shkaktuar dëme në botë,” përfundon mesazhi i tij.
Top Channel