Emrat/ Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja kush do ta zëvendësojë. Jep edhe një gradim në Forcën Detare
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, deklaroi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, lidhur me Nismën e Mbrojtjes nga Diskriminimi, se ndryshimet e propozuara në Ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” duhet të aplikohen edhe në diasporë.
Sipas Ballës, shërbimet tona diplomatike e konsullore duhet të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre përsa i përket përkujdesjes që u ngarkon ligji ndaj bashkatdhetarëve tanë që jetojnë kudo në botë.
“Pra, është detyrë e ambasadave dhe e konsullatave që, në momentin më të parë të informimit, të evidentimit të një rasti të një qytetari shqiptar rezident në vendin që mbulon ky shërbim diplomatik, të marrin menjëherë kontakt me qytetarin shqiptar. Sa shumë raste në gjithë këto vite kemi të qytetarëve shqiptarë të privuar nga liria pa të drejtë në vende të ndryshme, ndaj të cilëve nuk ofrohet mbështetje, nuk ofrohet përkujdesje, dhe ju e dini fare mirë se sa modele të ngjashme ndodhin shpesh herë në Shqipëri, ku një shtetas i një vendi të huaj këtu në Shqipëri menjëherë paraqitet nga ambasada.”, tha ai.
Balla tha se këtë gjë duhet ta bëjnë edhe ambasadat tona: “Dhe këtë ndërhyrje ligjore e shoh të ndërlidhur shumë me diskutimin që është bërë për Ligjin për Diasporën dhe për Ligjin ‘Për Shërbimin e Jashtëm’, që edhe ai do të miratohet së shpejti. Të tre këto janë të ndërlidhura. Padyshim, ylli kryesor është ofrimi i mbështetjes për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit.”
Top Channel