Fjalimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë: Më e mira ende nuk ka ardhur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për media këtë të martë u shpreh se ndaj disa zyrtarëve të lartë janë lëshuar masa arresti, pasi dyshohen si të lidhur me një skemë të gjerë korrupsioni dhe kriminaliteti të organizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Berisha deklaroi se janë lëshuar “mandate arresti kallp”, “pasi personat kryesorë të përfshirë, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, janë larguar prej javësh nga Shqipëria”.
Ai pretendoi se përmes tenderave sekretë, shumica dërrmuese e fondeve publike janë përqendruar në dy kompani të lidhura familjarisht, në shkelje të ligjit.
“Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shsqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes.
Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.
Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi. Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku. Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale”, tha ai.
Top Channel