“Fan Club Big Brother VIP”, zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e këtij edicioni
Gjatë fjalës së tij përpara sallës së mbushur plot me demokratë, Salianji kishte mesazhe për Sali Berishën i cili nuk i mbështet këto takime dhe i quan ‘kafe’ dhe Flamur Nokën, me të cilin u përplas në mbledhjen e fundit të Kryesisë.
Salianji tha se Berisha nuk duhet t’u kërkojë llogari pse takohen, por duhet të merrem me organizimin e protestave dhe mbushjen e shesheve plot, dhe se sipas tij, nëse këto takimi do t’i bënte çdo demokrat me strukturat, vetëm në favor të PD do të ishin.
Ndërkohë ai u ndal edhe te mbledhja e Kryesisë, kur tha se u kthye në një ‘gjyq’ për Salianjin dhe demokratët që mblidhen në takime me të, dhe se u fol vetëm 15 minuta për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
“Mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve, në vend që të diskutohet për strategjinë që mund të përfaqësoje opozitën në terren, mbledhja e fundit ishte katër orë gjyq për mua dhe ju dhe 15 minuta për Ramën dhe Ballukun.
Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të ndërvitshme, nuk ka rrugë tjetër veç se respektimi i demokratëve, komunikimi me ta dhe një rinisje të vërtetë. Ti çojmë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave. S’mund të vazhdojmë të mbajmë kokën pas duke thënë na vodhi këtë herë na vodhi atë herë.
Me dy rrugë largohet Rama, protesta dhe te kutia e votimit. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të çojmë në këmbë popullin opozitar. Duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar çdo natë duke qarë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe humbësit duhet të bëjnë një hap pas.
Drejtuesi i PD në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne, në cilin nen ndalohet? Nëse çdo përfaqësues i PD do bënte këtë që bëjmë ne, PD do i kishte sheshet e protesta në shesh.
Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet?
PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim.
Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD”, tha Salianji.
Ndërkohë anëtari i FRPD Arbër Kola, u shpreh se PD ka sot figura që nuk riciklohen.
“Premtimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2011 nuk u mbajtën, nuk u respektua as statuti i PD. Zgjedhjet e FRPD u shitën haptazi, për t’ia lënë një personi që as moshën nuk e kishte për të qenë kryetar i Forumit. Në 4 dhjetor 2022 isha në primare dhe nuk u mbajtën premtimet e rithemelimit dhe të foltores së 2021.
Proceset dhe votimet e brendshme nuk u bënë asnjëherë të sakta dhe të mirëfillta. Pastaj themi është i keq Rama, vjedh dhe manipulon, dakord por a ke dhënë ti një metodë ndryshe, Rama mposhtet me një antitrup, pra me të kundërtën e tij, ai është manipulues dhe është i paarritshëm në vjedhje dhe manipulime”, tha ai.
Pedagogu i Arteve, Ardian Isufi, theksoi se i është bashkuar PD në protestat e organizuara kundër vjedhjes së votës apo cdo lloj padrejtësie, por sot kërkohen alternativa të reja për të hapur rrugë të reja.
“Jam i entuziazmuar që shoh shumë të rinj që kërkojnë arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, sepse nuk mund të ecim me rrenat e një shëndetësie falas kur ne paguajmë. Këto alternativa të reja janë për të hapur rrugë të reja. Nuk duhet të jemi me konservatorizëm të shkuar por kapitalizëm social, ku shoqëria duhet të shkojë tek individi dhe partia duhet të shkojë po ashtu tek individi”, tha ai.
Fjalën e morën edhe të rinjtë demokratë të qytetit të Elbasanit, të cilët thanë se shpresojnë që PD duhet t’i hapë dyert gjeneratës së re dhe të nisë reflektimin për humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve në këto vite.
Sipas tyre, ka ardhur koha që PD të pranojë gabimet e saj duke mos lejuar që duke qenë jo alternativë fituese në zgjedhje, ka detyruar shumë të rinj demokratë të largohen nga vendi.
Kryetari i forumit të degës Librazhd, në fjalën e mbajtur gjatë takimit e ka quajtur tradhti dhënien e firmave që deputetët e opozitës dhanë për Avokatin e Popullit.
“E keni parë sa deputetë nxjerr ky qark? Zero, ndaj unë ju them se duhet t’i themi stop këtyre dhe të ecim me rininë përpara”, u shpreh ai.
Top Channel