Tragjedi në Amazonë, ish-luftëtari i MMA-së ndërron jetë në moshën 45-vjeçare pasi u mor nga rrymat e lumit Negro
Gara e Lara Colturit në slalomin e natës të Kupës së Botës në Courchevel u mbyll më herët nga sa pritej.
Skiatorja shqiptare, e nisur e treta sipas shortit zyrtar, tregoi ritëm dhe vendosmëri në pjesën e parë të pistës, duke dhënë sinjale pozitive për formën e saj.
Megjithatë, një gabim teknik në gjysmën e dytë të xhiros së parë i kushtoi shtrenjtë Colturit, e cila humbi linjën ideale dhe nuk arriti ta përfundonte garën, duke mbetur jashtë kualifikimit për xhiron e dytë, finalen e kësaj etape të Kupës së Botës.
Pas garave të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, kësaj radhe fati nuk ishte në anën e skiatores 19-vjeçare, e cila konkurroi në disiplinën e saj të preferuar, slalomin.
Pavarësisht eliminimit, paraqitja e Colturit në pjesën e parë të pistës konfirmoi edhe një herë potencialin, guximin dhe cilësinë e saj teknike. Çdo paraqitje në Kupën e Botës mbetet një hap i rëndësishëm në rrugëtimin dhe pjekurinë sportive të talentit shqiptar.
Top Channel