“Dua Botërorin”! Nga goli në Serbi te ëndrra e madhe, heroi Manaj flet për Top Channel: Polonia e fortë, por ne jemi gati
FIFA ka shpallur fituesit e çmimeve “The Best” për vitin 2025, ku trajnerët dhe kapitenët e ekipeve përfaqësuese anëtare të saj ishin ata që dhanë votat për të zgjedhur më të mirët e vitit.
Një moment interesant gjatë këtij procesi ka qenë përzgjedhja e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapitenit Berat Gjimshiti, të cilët kanë votuar në të njëjtën mënyrë për vendin e parë.
Ata të dy kanë zgjedhur Ousman Dembélé, i cili më pas shpallet fitues i çmimit “The Best”.
Përzgjedhjet e tjera kanë pasur disa dallime mes trajnerit dhe kapitenit. Sylvinho ka preferuar dy lojtarë të Barcelonës, Lamin Yamal dhe Rafinha, ndërsa Gjimshiti ka vendosur për Nuno Mendes dhe Harry Kane, të cilin e kishte kundërshtar në eliminatoret e Botërorit.
Top Channel