Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (SBU) i Ukrainës njoftoi sot se forcat e Kievit kanë goditur një nëndetëse ruse në portin e Novorossiysk, duke i shkaktuar dëme serioze anijes.

Në një deklaratë thuhet se nëndetësja e klasit Kilo u nxor jashtë veprimit pas sulmit të parë të tillë nga anijet detare pa pilot Sea Baby. Është një nga nëndetëset e përdorura për të lëshuar raketa balistike Kalibr kundër Ukrainës. Konsiderohet jashtëzakonisht e qetë.

Kostoja e saj vlerësohet në rreth 400 milionë dollarë, por ka të ngjarë të jetë dukshëm më e lartë sot (rreth 500 milionë dollarë) nëse marrim parasysh se sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë kanë rritur koston e materialeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB