“Rama rri në pushtet vetëm për shkakun tonë, sepse e lejojmë ne”, Berisha ashpërson gjuhën: Duhet të zëmë sheshin për tri javë

15/12/2025 19:26

Sali Berisha nga Foltorja e pestë para kryeministrisë ka deklaruar se Edi Rama rri në pushtet prej tyre, por se sipas tij kjo nuk do të ndodhë më dhe se do ta largojnë me autoblinda.

Berisha shtoi se zgjidhja për largimin e Ramës është që demokratët të zënë sheshin për tri javë.

“E thatë bukur, ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne… Ju garantoj  se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë beteje. Ju garantojë se PD do të përdorë të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij. Por miq në qoftë se më pyesni cila është më kryesorja, zënia për tri javë e këtij sheshi. Këtu duhet të betohemi ne.

Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar veten e tyre, Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre.  Si opozitë ne paraqitëm para shqiptareve që programin më të shkëlqyer të paraqitur ndonjëherë. Ne jemi vota, ne jemi guximi ne jemi fitorja. I them frikacakut që merr zvarrë Lapajn, s’ke parë gjë akoma, sepse n.q.s. ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë je gabuar rëndë shumë.

Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB