Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së: Foli me një zë të vërtetën e luftës çlirimtarë të Kosovës
Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, i pyetur nga gazetarët se përse zgjodhën Endrit Shabanin si Avokat Populli, Taulant Balla tha se ishte kandidatura e opozitës.
Madje, kreu i grupit parlamentar i PS, e cilësoi zgjedhjen e fundit të avokatit të popullit si “rasti më i mirë i zgjedhjes së avokatit të popullit në Shqipëri”.
“I uroj suksese avokatit të ri të popullit. Ditën e enjtje z.Shabani duhet të paraqitet në Kuvend për t’u betuar në Kushtetutë. Besoj që ndajmë të gjithë vkerësimin që është një kandidaturë që vjen nga opozita.
Mendoni që 36 mandatet e PD mund të zgjedhin një avokat populli? Jo, as me grupet e tjera, prandaj duhet të marri edhe votat tona. Është rasti më i mirë i zgjedhjes së avokatit të popullit në Shqipëri”-u shpreh Balla.
Top Channel