Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë

15/12/2025 12:10

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

Ngjarja përfshiu rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshave 17–18 vjeç, të cilët fillimisht u konfliktuan me grushte dhe më pas me sende të forta.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari Doronesto Kulla dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta