PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend, merret vendimi nga Sekretariati i Etikës

15/12/2025 10:06

Këtë të hënë u mblodh Sekretariati i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi.

Demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës, ndërsa kërkesa u rrëzua sot në Sekretariat nga mazhoranca.

Kërkesa u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta