Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet 15/12 12:41
Ngritja e një komisioni etike ishte ‘fryti’ i mbledhjes së grupit Parlament të Partisë Socialiste sot, ku i pranishëm ishte dhe kryesocialisti Edi Rama.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se komisioni i etikës kundër nepotizmit brenda PS, do të kryesohet nga Lindita Nikolla, për të kontrolluar të afërm në nivel drejtues.
Komisioni do të ketë anëtarë Kiduina Zakën, Erjon Malaj, Marjana Koçekun dhe Ermal Elezin.
Po ashtu, në mbledhje nuk munguan porositë për të qenë më aktiv si dhe për solidaritet në këto ditë të fundvitit.
Top Channel