Masakra në universitetin Brown në SHBA, identifikohen viktimat, autori ende në arrati

15/12/2025 19:25

Dy studentët e Universitetit Brown që u bënë viktima të sulmit me armë të shtunën në kampusin Ivy League në Providence, Rhode Island, janë identifikuar si Ella Cook dhe Mukhammad Aziz Umurzokov.

Autoritetet  janë ende në kërkim të personit të armatosur, pasi edhe një individ që ishte ndaluar më parë u lirua nga paraburgimi. Prokurori i Përgjithshëm i Rhode Island, Peter Neronha, tha se nuk kishte “asnjë bazë” për ta mbajtur atë në paraburgim dhe se provat tani tregojnë drejt një piste tjetër. Hetimi përfshin kërkimin e provave shtesë për të gjurmuar të dyshuarin.

Sipas ‘BBC’, Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të vazhdojë hetimet 24/7 derisa drejtësia të vendoset. Shefi i Policisë, Kolonel Oscar Perez, shtoi se personi i ndaluar më parë nuk përputhej me pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë sulmuesin i veshur me të zeza.

Universiteti njoftoi se nuk ka kërcënim të menjëhershëm për komunitetin, por kërkoi që të gjithë anëtarët të jenë vigjilentë, ndërsa të gjitha provimet dhe orët e mbetura me pjesëmarrje fizike për semestrin u anuluan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB