Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen ‘Partizani’.

Pasi la ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera tha se është i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e tij.

Më tej ai u shpreh “Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër.”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta