Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht
Një 16-vjeçar palestinez u vra sot nga ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje në qytetin Tukua në Bregun Perëndimor, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Sipas Agjencisë Palestineze të Lajmeve (WAFA), duke cituar një zyrtar lokal, ushtarët izraelitë u mblodhën në qendër të qytetit pasdite dhe filluan të qëllonin “pa dallim”. Një nga plumbat qëlloi për vdekje Amar Yasser Sabah në gjoks, raportoi ËAFA.
16-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por humbi betejën për jetën.
Dhuna është përshkallëzuar në Bregun Perëndimor që kur shpërtheu lufta në Rripin e Gazës, e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.
Ajo nuk është ulur, pavarësisht nga një armëpushim i brishtë i vendosur prej dy muajsh në Rripin e Gazës.
Top Channel