Real Sociedad shkarkon trajnerin pas 5 muajsh, ish-tekniku i Juventusit kandidat për ta zëvendësuar
Reali i Madridit ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Alavesit, që jo vetëm mban gjallë shpresat për titull, por edhe mban në punë trajnerin Xabi Alonso.
Sfida e luajtur në “Vitoria-Gasteiz” nisi mjaft miër për “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 24’ me anë të francezit Mbappe, por në të 69’, ishte Vicente që barazoi shifrat.
Në minutën e 76’, ai që në fillim ishte i padëshiruar për trajnerin Alonso, Rodrygo, kaloi për herë të dytë në avantazh “Galaktikët”, duke u kthyer në hero për teknikun spanjoll.
Me këtë fitore, Reali vijon të jetë në vendin e dytë në kuotën e 39 pikëve, katër më pak se Barcelona kryesuese.
REZULTATI:
Alaves 1-2 Real Madrid
Vicente 69’ / Mbappe 24’, Rodrygo 76’
Top Channel