“Jam i tmerruar dhe i trishtuar”, Mbreti Çarls reagon pas sulmit në Sydney: Drita do të triumfojë mbi errësirën e një të keqeje të tillë Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, në periferitë lindore të Sydney, me policinë e Uellsit të Ri Jugor që konfirmon se ka pasur të shtëna dhe u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën ndërsa hetimet dhe një operacion sigurie vazhdojnë.
Raportet fillestare thonë se 16 persona janë dërguar në spital me lëndime, ndërsa një burim anonim qeveritar i tha Sky News Australia se 12 persona kanë vdekur. Shikoni videon e fortë nga plazhi menjëherë pas të shtënave.
Mass Shooting at Bondi Beach, Sydney
GRAPHIC ⚠️ pic.twitter.com/p5JMnyTuH3— RB. (@rahul4bisht) December 14, 2025
Dëshmitarët thanë se rreth orës 6:40 të pasdites sipas orës lokale të dielën, dy burra dolën nga një automjet në Campbell Parade, pranë Bondi Pavilion, dhe hapën zjarr, i cili zgjati për rreth dhjetë minuta. Pamjet video të regjistruara nga kalimtarët thuhet se tregojnë dy burra të veshur me të zeza duke qëlluar pranë plazhit, ku ishin mbledhur gati 2,000 njerëz.
BREAKING 🚨🚨#Sydney / #Australia
Graphic video of shooters firing on the crowd at Bondi Beach pic.twitter.com/FlxdvHMo31
— OC Scanner 🇺🇸 🇺🇸 (@OC_Scanner) December 14, 2025
Sipas të njëjtit informacion, u përdorën armë zjarri të fuqishme (njëra prej tyre u gjet e braktisur në një pemë në zonë), me autoritetet që vlerësojnë se u qëlluan të paktën 30 të shtëna.
Një burrë që ishte dëshmitar i të shtënave tha se pa të paktën 12 persona të shtrirë përtokë. “Pashë të paktën 12 persona përtokë dhe kishte gjak kudo”, tha për Sydney Morning Herald Harry Wilson, i cili ishte dëshmitar i të shtënave. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave. Dy burra thuhet se janë arrestuar, ndërsa një video që qarkullon tregon një kalimtar që mban nën kontroll dhe çarmatos një nga sulmuesit e dyshuar.
Një forcë e madhe policie, ambulanca dhe shërbime të tjera emergjente janë thirrur në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar. Autoritetet po u kërkojnë të gjithë atyre që ndodhen aty pranë të kërkojnë strehim. “Kushdo që ndodhet në zonë duhet të strehohet. Policia është në vendngjarje dhe më shumë informacion do të publikohet sapo të jetë i disponueshëm”, tha Policia e NSW në një deklaratë.
Incidenti ndodhi në një kohë veçanërisht të ngarkuar, pasi mijëra vendas dhe turistë ishin në plazh, pas një dite me temperatura që arrinin 30 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, të dielën në mbrëmje, në zonë po zhvillohej një aktivitet për të festuar festën hebraike të Hanukkah, të quajtur “Hanukkah pranë Detit”, e cila ishte reklamuar si një aktivitet familjar.
Një zëdhënës i Kryeministrit Australian Anthony Albanese komentoi gjithashtu mbi incidentin, duke thënë: “Jemi në dijeni të një situate aktive sigurie në zonën e Bondit. I bëjmë thirrje kujtdo në zonë të ndjekë udhëzimet e Policisë së Uellsit të Ri Jugor”.
Presidenti Izraelit Isaac Herzog ka dënuar sulmin e armatosur në plazhin Bondi të Sydney gjatë një festimi të Hanukkah, duke i bërë thirrje Kanberrës të luftojë “valën e madhe të antisemitizmit” që, siç thotë ai, “po e shqetëson shoqërinë australiane”.
“Motrat dhe vëllezërit tanë në Sidnei, Australi, u sulmuan nga terroristë të neveritshëm në një sulm shumë mizor ndaj hebrenjve që shkuan të ndezin qiriun e parë të Hanukkah”, tha Herzog, duke folur në një aktivitet në Rezidencën Presidenciale në Jerusalem.
“Ne i përsërisim paralajmërimet tona vazhdimisht qeverisë australiane për të ndërmarrë veprime dhe për të luftuar valën e madhe të antisemitizmit që po e shqetëson shoqërinë australiane “, shtoi ai.
“Ngushëllimet tona… lutemi për shërimin e të plagosurve, lutemi për ta dhe lutemi për ata që humbën jetën”, tha ai.
Top Channel