Ernest Muçi vijon momentin e artë me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar në Superligën turke.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Beşiktaş, duke rihapur sfidën, edhe pse Trabzonspori në fund barazoi 3-3.

Ky ishte goli i gjashtë i Muçit në katër ndeshjet e fundit, shifra që e konfirmojnë atë si një nga lojtarët më në formë të momentit te Trabzonspor. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare, pavarësisht se aktivizohet kryesisht në mesfushë, duke marrë shpesh rolin e finalizuesit.

Tribunat e stadiumit shpërthyen në festë pas golit të shqiptarit, i cili këtë herë realizoi pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Beşiktaş. Një moment emocional për Muçin, që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e tifozëve.

Vetëm pak javë më parë, futbollisti shqiptar po kalonte një periudhë të vështirë, me pak minuta në dispozicion, por tani ka arritur të përmbysë situatën dhe të kthehet në një pikë referimi për Trabzonsporin në kampionat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta