Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
E keni parasysh sa pak filma ka Netflix? Po, këtë problem që i shqetësonte të gjithë shikuesit, Netflix e ka zgjidhur një herë e përgjithmonë! Më në fund, ka goditur me një marrëveshje që po trondit industrinë: Netflix ka blerë Warner Bros. për 82.7 miliardë dollarë!
Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha që kemi parë ndonjëherë në botën e streaming platforms. Tani, Netflix ka në dorë disa nga seritë më të famshme si “Game of Thrones”, “Harry Potter” dhe gjithë universin e DC Comics. Kjo i jep mundësi të pasurojë menjëherë bibliotekën e tij të filmave dhe të bëhet edhe më i fuqishëm në treg.
Për sa i përket numrit të abonentëve, Netflix ka 300 milionë, ndërsa HBO Max dhe Discovery+ bashkë kanë 128 milionë. Ky është një hap shumë i madh përpara për Netflix, por ndoshta ky sukses ka dhe pasojat e tij. Si çdo marrëveshje e madhe, kjo do të kalojë edhe nën vështrimin e autoriteteve për konkurrencën.
Përfundimisht, kjo mund të jetë një epokë e re për streaming, me një ofertë të fuqishme që do të mund të ofrojë më shumë dhe më të mira për shikuesit!
Top Channel