Bayerni shpëton nga turpi kundër vendit të fundit, një penallti e Kane mban të pamposhtur kampionët e Gjermanisë në Bundesligë

14/12/2025 19:28

Bayerni i Mynihut ka barazuar në fund të takimit kundër Mainzit në “Allianz Arena” me rezultatin 2-2.

Edhe pse në letër dukej si një fitore pa shumë probleme për bavarezët, në fushë u pa një takim krejt ndryshe.

Talenti Karl tundi rrjetën në minutën e 29’, ndërsa në fund të të pjesës së parë, Potulski riktheu baraspeshën.

Në minutën e 67’, ishte Lee Jae-Sung i cili përmbysi shifrat, por tre minuta nga fundi, Kane barazoi me anë të një penalltie.

Kështu Bayerni ruan vendin e parë në Bundesligë me 38 pikë dhe është ende i pamposhtur në kampionat, ndërsa Mainzi ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë.

REZULTATI:

BAYERN MUNCHEN 2-2 MAINZ

Karl 29’, Kane (P) 87’ / Potulski 45+2’, Lee Jae-Sung 67’

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë