Ngrohja globale po kërcënon mbijetesën e kafshëve, studimi: ADN-ja e arinjve polarë po ndryshon për tu përshtatur me temperaturat e larta 14/12 22:54
Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një rrugë që lidh Medellín-in me bregdetin.
Sipas mediave një autobus që transportonte rreth 40 studentë, të moshës 16 deri në 18 vjeç, doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u rrëzua në një shkëmb disa dhjetëra metra të lartë.
Bilanci i viktimave u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón. Ndërkohë, 19 të rinj u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet e afërta të Segovias dhe Remedios.
Top Channel