Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për t’i dhënë mesazh Ramës, nuk i zgjedh dot të gjithë si Shabanin

12/12/2025 13:10

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u ndal te zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Ai u shpreh se pjesëmarrja e ambasadorëve në procesin e votimit, tregon se Edi Rama nuk i ka të gjitha nën kontroll, duke e lidhur pak dhe me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli.

“Nuk po ndalem te zgjedhja e kreut të SPAK edhe për shkak të qëndrimit tim. Lë shumë të dyshohet se ajo u bë për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe anëtarëve të KLP-së. Kishin qenë ambasadorë, por jo kështu siç ishin… Donin të jepnin një mesazh që Qeveria dhe Edi Rama të mos merrte siç mori Endri Shabanin dhe kandidatët që ai donte. Edi Rama ka zëvendësuar respektimin e kritereve me lobimet korruptive”, tha Berisha ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB