Pretendimet e ngritur nga PD, reagon Mustafaj: Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund

12/12/2025 13:23

Ish-drejtuesi i Brain Gain në PD, Andi Mustafaj, ka reaguar pas pretendimeve  të ngritura nga Sali Berisha dhe deputetët e PD në lidhje me Avokatin e Popullit.

Ai shprehet se “efekti i oborrit duhet thyer, ndërsa marrëzia në atë parti duhet të marrë fund”.

“Pas kandidatit “apolitik” për Bashkinë e Tiranës, vjen kandidati “pa dashje” për Avokatin e Popullit…

Është e tmerrshme të jesh spektator i pafuqishëm përballë materializimit të ngjarjeve të parashikuara dhe të parashikueshme.

Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund”, shkruan Mustafaj në reagimin e tij.

Top Channel