Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Konferencës, duke mundur Slovan Bratislavën me rezultatin 2-0. Tetovarët treguan siguri dhe efikasitet, duke zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të krijuar nga Liridon Latifi, ndërsa autori zyrtar u regjistrua Bajriç me një gol në minutën e 33-të. Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, Sebastjan Spahiu dyfishoi shifrat, duke i dhënë Shkëndijës një avantazh të merituar.

Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe futet në zonën “play off”, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Ende mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, e cila mund të vendosë fatin e skuadrës në garat europiane.

Rezultati përfundimtar

Shkëndija 2-0 Slovan Bratislava

33′ (ag) Bajriç, 45′ Spahiu

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta