Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit.
Nënkryetari i grupit të PD-së, Belind Këllicci tha se dy kandidatët që mbështet opozita janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja.
“Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokat të Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që të jemi të qartë, qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidatët për Avokat nuk i ka firmat e deputetëve të PD-së për të garuar”, tha Këlliçi.
“Nëse i rikthehemi precedentit të firmave, ka ndodhur në vitin 2022, kur janë tërhequr në seancë. PD nuk merr pjesë në këtë farsë, për sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endrit Shabanit nga lista e propozimeve. Kandidaturat tona janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. Kemi njoftuar institucionet ndërkombëtare për këtë. Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD-së”.
Top Channel