Flakët dalin jashtë kontrollit në perëndim të Atikës në Greqi, digjen rreth 150 banesa, autoritetet mesazhe paralajmëruese qytetarëve Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë edhe Bashkimi Europian shprehet kundër projektligjit që është futur sot në rendin e ditës në Parlament për Paqen Fiskale.
Në një reagim për Top News, delegacioni i BE-së në Tiranë thotë se është i shqetësuar për “dekurajimin e respektimit të detyrimeve tatimore” si dhe vë theksin te forcimi i masave për të luftuar pastrimin e parave.
“Komisioni Evropian ka diskutuar propozimin për “Paqen Fiskale” me autoritetet shqiptare, përfshirë edhe në takimin e Nënkomisionit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet më 25–26 nëntor. Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e respektimit të detyrimeve tatimore dhe përsëriti nevojën për të vendosur masa të forta kundër pastrimit të parave në propozim, ndërsa vijon angazhimi për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore. Ne presim që këto shqetësime të adresohen”, deklaron Komisioni.
“Ne rikujtojmë më tej se Pozicioni i Përbashkët i BE-së për Themeloret nënvizon rëndësinë që Shqipëria të sigurojë që “amnistitë e mundshme dhe programet e pajtueshmërisë vullnetare tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit dhe të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në harmoni me acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare përkatëse, si ato të vendosura nga Moneyval dhe FATF””.
Top Channel