Gjyqi për rezervat shtetërore në Kosovë, dështon seanca, mungonte ministrja në detyrë për Tregtinë
Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit, e kjo vetëm një javë pasi kishte dështuar t’ia ndalonte pjesëmarrjen partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Kjo po përshkruhet si përpjekja më e fundit e një serie lëvizjesh të disa anëtarëve të komisionit që kanë kërkuar t`i pengojnë kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.
Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër certifikimit. Kurteshi nuk dha ndonjë arsye për votën e tij, por tha vetëm se është kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Votimi i së mërkurës vjen vetëm pak ditë pasi PZAP-ja e urdhëroi KQZ-në që ta rrëzonte vendimin e 2 dhjetorit për moscertifikimin e Listës Serbe dhe urdhëroi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, me argumentin se komisioni nuk kishte ofruar “asnjë arsyetim” për vendimin e marrë.
Top Channel