Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Në një kohë që në selinë blu festohej, në Gjirokastër kuvendohej.
Ervin Salianji mblodhi demokratët për të diskutuar për rrugët e ringritjes së partisë, ndërsa Ilir Alimehmeti këtë herë kishte zgjedhur të qëndronte me doktorin. Megjithatë, mesazhet e ish-deputetit për lidershipin e sotëm ishin të qarta: “PD nuk mund të jetojë më me lavdinë e së shkuarës”.
“Rama ka ndërtuar një model ku nuk ka më as shpresë, as ekonomi dhe as të ardhme. PD duhet të ringrihet për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat”
Në një sallë të mbushur plot me anëtarë të Partisë Demokratike, Salianji komentoi rrugën që zgjodhi grupi parlamentar i PD-së me kandidaturat për postin e avokatin e popullit.
“Edhe sot që ne diskutojmë PD na paska bërë një gabim tjetër. Dhe i jap të drejt Berishës që tha që janë firmnosur kandidatura që nuk përfaqësojnë qytetarët për Avokat Populli. Si mundet që grupi parlamentar i PD t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur kë të dojë ai për Avokat Populli. Si mund PD të mos mos votojë Besim Ndregjonin? Si ka mundësi që PD nuk guxim të thotë që kandidatura jonë është Skënder Haluci”.
Salianji e mbylli fjalën e tij duke u kërkuar demokratëve që të angazhohen pa asnjë rezervë për ringritjen e partisë dhe rikthimin e saj në pushtet.
Top Channel