Gërmimet në Parkun Arkeologjik në Finiq, turistët denoncojnë masakrën

11/12/2025 16:45

Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në site por në momentin që grupi i Top Channel po afrohej askush nuk po punonte.

Punimet ishin ndalur që ditën e djeshme kohë në të cilën policia i konstatoj ato, gërmimet janë kryer në mes të ditës nga këto mjete të rënda, policia, drejtoria e monumenteve të kulturës dhe IKMT zbarkuan në terren, këta të fundit kërkonin nga punonjësit lejen për ndërhyrjen që po kryhej, ndërsa policia e Vlorës e kontaktuar thotë se ka marr indicie për ndërhyrje por që deri më tani nuk ka dalë me një komunikim zyrtar.

Dyshimet e turistëve që ngritën alarmin për këto punime janë se persona të paautorizuar kanë punuar për qëllime përfitimi personale nisur dhe nga fakti se gjithë rruga për të shkuar në site ishte totalisht e bllokuar nga RENEA e inerteve duke e bërë të pakalueshme, çka shton dyshimet se mjetet janë futur në site nga një rrugë dytësore.

I vetmi dokumentacion që disa punonjës kishin ishte një miratim i vitit 2021 ku kërkohej ndërhyrja në muret rrethuese të sitit arkeologjik. Por a lejohet ndërhyrja me mjete të renda në sitin arkeologjik ? A ka pasur leje dhe a janë vendosur në dijeni për këtë ndërhyrje IKMT, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera, kjo e fundit pra Bashkia e Finiqit i tha Top Channel se nuk kishte asnjë dijeni për asnjë ndërhyrje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta