Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më tepër qëndroj me trupën e SPAK se me familjen time
11/12/2025 09:08
Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK.
I pari që nisi intervistimin është Adnan Xholi. Xholi e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qenë kreu i ri i SPAK. “Filozofia ime në punë është bashkëpunimi në grup. Nuk mendoj që suksesi i një prokurori matet me numrin të arrestuarve, por me aktet në gjykatë. Jam në vitin e 28 që ushtroj profesionin në mënyrë të pandërprerë. Jam emëruar prokuror në vitin 1999 në Gjirokastër. “, tha ai.
Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 18 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura.
Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.
Top Channel