Drita ndalet nga AZ Alkmaar, por mbetet në garë për kualifikim në Ligën e Konferencës
11/12/2025 20:53
Drita nuk ka arritur të sigurojë sot kualifikimin e menjëhershëm në turin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi është mposhtur në shtëpi nga AZ Alkmaar me rezultatin 3-0.
Skuadra holandeze dominoi takimin nga fillimi deri në fund, si në lojë ashtu edhe në rezultat, duke vendosur ritmin e ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave.
Pavarësisht humbjes së thellë, shanset e Dritës për të kaluar më tej mbeten të paprekura. Kampionët e Kosovës ndodhen ende në një pozicion të favorshëm në grup dhe kanë mundësi reale të synojnë madje edhe një vend mes tetëshes së parë, në varësi të rezultateve të fundit.
Rezultati përfundimtar
Drita 0-3 AZ Alkmaar
17′ Mijnans, 58′ Jensen, 90′ Sadik
Top Channel