Debat në Kuvend/ Shehaj-Peleshit: Nuk je këtu për të më gjykuar. Kryeparlamentari: Me mua mos e ngri zërin, s’ta kanë për borxh…

11/12/2025 13:18

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë seancës plenare.

Pas toneve të larta të zërit në seancë, nga Shehaj, ka ardhur edhe reagimi i kryeparlamentarit Peleshi.

Agron Shehaj: Për mënyrën se si ju merrni paratë dhe i fusni në xhepat tuaj. Kështu e tregoj respektin për shqiptarët dhe jo duke u marrë me broçkullat.

Niko Peleshi: Do të respektosh rregulloren, rendin e ditës. Në këtë sallë jo. Duhet të respektosh rregulloren.

Agron Shehaj: Ju avokatin e Belinda Ballukut bëni. Zoti kryetar ju mund ta ktheni rolin tuaj drejtues në avokatin e Ballukut dhe Ramës. Kjo nuk ju nderon, nuk je këtu për të gjykuar çfarë them unë, je këtu për tu respektuar rregullorja.

Niko Peleshi: Mos e ngri zërin, me mua mos e ngri zërin dhe kujdes fjalës që përdor se askush nuk ta ka për borxh të tregosh me gisht. Nuk ke asnjë të drejtë morale ose ligjore të tregosh me gisht.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta