Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te integrimi në Bashkimin Europian, ku tha se ‘Shqipëria nuk shihet më nga qoshja, por qëndron me vetëbesim, pasi realiteti ka ndryshuar’.

Po ashtu ai u ndal te përparimet që vendi ynë ka bërë, duke kujtuar hapjen e grup kapitujve, ku ndër të tjera tha se reformat nuk janë premtime, por praktika.

Shqipëria nuk është më duke u parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim ambicioze dhe largpamëse, pasi realiteti ka ndryshuar.

Shqipëria nuk shihet si cepi i largët i hartës, por si një vend ku gjërat ndodhin, reformat nuk janë premtime, por praktika. Vendi ynë qëndron si shtyllë stabiliteti, ekonomi në rritje, kemi hapur kapitujt e negociatave me BE në kohë rekord. Kemi dyfishuar buxhetin. Po ashtu kemi edhe një sektor në rritje të turizmit, dhe një sektor i cili po rinovohet. Po shtymë transformimin digjital në shpejtësi marramendëse, pagat po rriten, industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Asgjë nuk ndodh si aksident“, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB