Përfshihet nga flakët magazina e një banese në Elbasan, raportohet vetëm për dëme materiale
10/12/2025 16:43
Magazina e një banese në fshatin Kusarth të Elbasanit është përfshirë sot nga flakët.
Nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale. Flakët u neutralizuan pas ndërhyrjes së punonjësve të zjarrfikësve.
Më herët një tjetër zjarr përfshiu çatinë e një banesë në qendër të Elbasanit por u izolua në kohë nga zjarrfikësit.
Top Channel