PD tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit, Berisha: Mbështetja ishte gabim, Rama operon me opozitën që do

10/12/2025 13:36

Sali Berisha është ndalur edhe sot gjatë konferencës me gazetarët, në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, për të cilin një ditë më parë njoftoi se PD është tërhequr nga procesi dhe nuk do të marrë pjesë.

Berisha deklaroi sot se në kandidaturat që do të mbështeste PD, nuk figuronte kandidatura e Endri Shabanit. Sipas tij PD i hoqi mbështetjen Shabanit sepse firmosja për emrin e tij ishte gabim.

“Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte”, tha ai.

“Tani ju e patë se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura, në mos gaboj. Mund të ketë dhe të tjerë që mund të kenë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri PD, para 4 ditësh, pas kërkesës dhe të socialistëve që deputeti të ketë të drejtë vetëm për një firmë, dhe vendimit jo kërkesës, vendimit që mori Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga socialistët, PD u mblodh grupi parlamentar dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështesë ai.

Në kandidaturat që do të mbështeste PD nuk figuronte kandidatura e Endri Shabanit. PD i hoqi mbështetjen zotërisë dhe ata që kanë firmosur tërhoqën propozimin. E tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta.

Por, po këtu unë ju kam deklaruar se, kjo ndodhi pasi u deklaruar nga pala tjetër se, kandidati do ti jepej opozitës.

Ata operojnë me opozitën që duan, por opozitën që duan nuk e pranon kurrë PD-ja. Opozitën që duan e ka Edi Rama tani, kjo është platforma e tij.

Por ne jemi opozita e shqiptarëve, jo opozita e Edi Ramës. Jemi krenar që nuk na don Edi Rama… … Po të mos ishte gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte.

Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit. Besoj se është e drejtë kjo dhe është interesi i të gjithëve kjo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta