Pamjet e rralla të Shkodrës, prezantohen në Universitetin “Luigj Gurakuqi” fotografitë e Pallatit Yıldız

10/12/2025 15:33

Ekspozita e fotografive të Pallatit Yıldız u prezantua në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, duke sjellë pamje të rralla të peizazheve, ndërtimeve arkitekturore dhe jetës së përditshme të Shkodrës nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.

Në fjalën e tyre, ambasadori turk dhe rektori Gjuraj u ndalën edhe te bashkëpunimet në fushën akademike.

Sot po inaugurojmë këtë ekspozitë fotografike, e cila dokumenton pamje të rralla të qytetit të Shkodrës, si një tregues i historisë sonë të përbashkët. Bashkëpunimi i dy vendeve tona me aktivitete të tilla ndihmon fuqishëm në një të ardhme të përbashkët të suksesshme.”, shprehet Tayyar Kağan Atay, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë

Koleksioni që sot është pjesë e UNESCO-s ofron një udhëtim vizual në historinë e Shkodrës dhe i afrohet publikut si një dritare drejt trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit.”, thotë Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta