“Do rrëmbeni presidentin amerikan nëse marrin Groenlandën?”/ Zyrtari i lartë rus provokon europianët: Ata thjeshtë do frikësohen dhe do ta dorëzojnë vetë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Donald Trump është “lideri i vetëm perëndimor” që tregon mirëkuptim për pozicionin e Moskës ndaj konfliktit në Ukrainë. Deklarata u bë gjatë fjalës së tij sot në Këshillin e Federatës, raportojnë mediat ruse.
Sipas agjencisë TASS, Lavrov akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për “verbëri politike të pashpresë”, duke i cilësuar si të vetë-mashtruar me idenë se mund të “kapërcejnë” Rusinë.
Ai theksoi se Moska nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Evropën, por se Rusia do të përgjigjet nëse trupat perëndimore vendosen në territorin ukrainas.
Lavrov foli edhe për takimin e javës së kaluar në Moskë me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, i cili po udhëheq bisedimet për planin e paqes të administratës Trump. Sipas tij, Witkoff theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Ukrainë si pjesë e çdo zgjidhjeje paqësore.
Top Channel