“Jetoj në Barcelonë, por udhëtoj shpesh në Tiranë”/ Nga jeta personale te Real-City, zv.trajneri i Shqipërisë: ‘Qytetarët’ më të fortë
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur sërish për rolin e rëndësishëm që lojtarët kuqezinj që aktivizohen në Serie A i sjellin Kombëtares, duke e cilësuar futbollin italian si një nga shkollat më të forta taktike në botë.
“Futbolli italian është i fortë, një ligë shumë e vështirë. Ka shumë komponentë taktikë dhe fizikë. Ne kemi qenë në një udhëtim të bukur për tre vjet dhe kemi vizituar shumë nga lojtarët tanë në Itali. Djemtë po rriten vazhdimisht dhe e shikon menjëherë sa shumë kanë përfituar duke luajtur në një ligë të madhe. Duhet t’i falënderojmë, po bëjnë një punë fantastike,” u shpreh trajneri kuqezi për Gianluca di Marzion.
Sylvinho u ndal edhe te dy prej talenteve të rinj që kanë bërë progres të madh në pak kohë dhe që mund të shndërrohen në lojtarë kyç për të ardhmen e Kombëtares.
“Kemi dy lojtarë që vetëm një vit e gjysmë më parë ishin te U-21 dhe tani kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm. Njëri është Medon Berisha, që luan te Lecce. E mora me vete në Euro 2024 për t’i dhënë eksperiencë. Tjetri është Adrion Pajaziti, që tani luan në Kroaci me Hajduk Split pas periudhës te Fulham. Janë të ndryshëm, por të dy janë mesfushorë dhe kanë bërë përmirësim të jashtëzakonshëm. Besoj shumë tek ata,” tha Sylvinho.
Tekniku shtoi me buzëqeshje se tani mbetet vetëm të pritet pranvera, momenti kur Shqipëria do të zbulojë nëse mund të vendosë edhe pjesën e fundit të mozaikut – kualifikimin historik në Botëror.
Top Channel