Gjyqi për rezervat shtetërore në Kosovë, dështon seanca, mungonte ministrja në detyrë për Tregtinë

10/12/2025 12:32

Ka dështuar të nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore, pasi në seancën fillestare mungoi ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Sipas avokatit të saj, Hajdari e ka ndërruar adresën e banimit, që mund të ketë rezultuar me mospranimin e ftesës për paraqitje.

Me vonesë në sallë u paraqit i akuzuari tjetër, biznesmeni Ridvan Muharremi. Mbrojtja e tij kërkoi deklasifikimin e provave.

Në seancë u paraqitën edhe dy të akuzuarit tjerë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, megjithatë seanca fillestare u shty për 13 janar.

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari ngarkohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare që i shkaktuan dëm deri në 3 milionë shtetit. Për të njëjtën vepër akuzohen edhe dy punonjësit e ministrisë së tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Përpos kësaj, të njëjtët akuzohen në bashkëkryerje për zbulimin e fshehtësisë shtetërore. Ndërsa, afaristi Ridvan Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Ministrja me vartësit e saj në 2022 kanë kryer blerjen e mallit për rezervat shtetërore e pagesat i kanë kryer pa pranuar sasinë e plotë, përkundër që pjesa e mbetur nuk u pranuar asnjëherë.

Të njëjtët sekretin shtetëror e kanë zbuluar te Ridvan Muharremi, person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë proces gjyqësor, si dëshmitar duhet të paraqitet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta