Champions/ 29 gola në 9 ndeshje! Arsenali perfekt, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon ndaj debutuesve (Rezultatet)

10/12/2025 22:59

29 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e sotme, ku nuk munguan as surprizat.

Arsenali vijon me formën perfekte, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur 0-3 Club Bruggen.

Kampionët në fuqi të PSG-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.

Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në Champions, duke mundur 2-0 Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfica.

Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Newcastle dhe Dortmund-Bodo/Glimt.

Rezultatet:

Qarabag 2-4 Ajax

Villerral 2-3 Copenhagen

Ath. Bilbao 0-0 PSG

Bayer Leverkusen 2-2 Newcastle

Benfica 2-0 Napoli

Club Brugge 0-3 Arsenal

Dortmund 2-2 Bodo/Glimt

Juventus 2-0 Pafos

Real Madrid 1-2 Man. City

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta