I vrasin me armë mushkën, nisin hetimet për rastin në Përmet pas kallëzimit të pronarit
Një 18-vjeçar në Shkodër ka aksidentuar 75-vjeçarin që po lëvizte në këmbë, e më pas përplasi dy makina të parkuara.
I riu u arratis nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, por u arrestua më vonë nga policia.
“Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin R. H., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Hoxha Tasim”, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur dy automjete të parkuara dhe shtetasin K. H., 75 vjeç, këmbësor, i cili është dëmtuar lehtë. Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë“, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë një aksident tjetër ka ndodhur në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, ku një 71-vjeçar, i cili po ahstu lëvizte pa patentë, ka përplasur rimorkion e kamionit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 71 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur nga pas rimorkion e kamionit me drejtues shtetasin Sh. L. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel